Poker i Lazios ndaj Fiorentinës, ekipi i Sarrit ngjitet në vendin e tretë

by admin
Spread the love

Lazio ka mposhtur në transfertë Fiorentinën me rezultatin e thellë 4-0. Të besuarit e Maurizio Sarrit kanë dominuar përgjatë gjithë kohës takimin dhe regjistrojnë kështu fitoren e katërt radhazi në këtë start sezoni mjaft të mirë për kryeqytetasit.

Lazio hidhet menjëherë në sulm në minutat e para dhe fillon të rrezikojë portën e Fiorentinës. Goli i parë i takimit vjen pas 11 minutash lojë. Është Matias Vecino që gjen rrugën e rrjetës duke prishur edhe ekuilibrat e këtij takimi.

Ekipi i Sarrit nuk mjaftohet me kaq dhe vazhdon të luftojë për të dyfishuar rezultatin. Këtë gjë e arrin në minutën e 25-të me anë të Zaçagni. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë Lazio e nis aty ku e ka lënë.

Nga ana tjetër provon edhe Fiorentina, por nuk ka forcën e duhur për të reaguar. Lazio gjen golin e sigurisë në fundin e takimit me anë të Luis Albertos. Ndërkohë që për të vulosur rezultatin final të takimit mendon Ciro Immobile që plotëson edhe pokerin në këtë ndeshje.

Me këtë fitore Lazio konfirmon startin e mirë të sezonit dhe ngjitet në kuotën e 20 pikëve në vendin e tretë. Nga ana tjetër zhgënjen sërish Fiorentina që pas 9 ndeshjesh ka grumbulluar po kaq pikë dhe renditet në vendin e 13-të. /oversport.tv

You may also like