Pogba nuk operohet, zgjedh Francën përpara… Juventusit

by admin
Spread the love

Mungonte vetëm fjala e fundit. Ajo i përkiste Paul Pogbasë dhe zgjedhja e tij ka befasuar disi Juventusin.

Nuk do të operohet në gju dhe ky ishte opsioni që u diskutua me unanimitet nga mjekët (duke nisur pikërisht nga ata bardhezinjtë). Pra, lojtari do të bëjë terapi intensive. Kjo do të thotë se ai mund të rikthehet sa më shpejt në dispozicion të trajnerit Allegri, afërsisht për një muaj e gjysmë. Por kjo terapi ndoshta nuk e shëron plotësisht problemin që ka Pogba në gju, por thjesht momentalisht.

Kjo do të thotë se Paul kërkon që të rikthehet shpejt, të luajë dhe të luftojë për një vend në Botërorin e Katarit. Të paktën kjo është shpresa e tij, por duhet t’i bëjë llogaritë me dhimbjen që mund t’i shkaktojë problemi. Dhe pas Botërorit mund të operohet. Sigurisht që sezoni i tij tashmë është komplikuar shumë.

Francezi ka bërë llogaritë e tij dhe ka zgjedhur për vete dhe për Francën, jo shumë për Juventusin. Sepse Botërori është diçka që vjen 1 herë në 4 vite dhe asnjë lojtar nuk do ta humbasë. Në rast se do të operohej do të mungonte afro 4-5 muaj. Pogba ka zgjedhur atë tjetrën, pak e rrezikshme, por të shohim…

You may also like