Pogba gati për gjithçka për Juven – Shqip

by admin
Spread the love

Pol Pogba dëshiron që të rifitojë vendin dhe kohën e humbur te Juventusi. Pasi e kaloi praktikisht të gjithë sezonin 2022/23 në infermieri, mesfushori francez dëshiron që të shpërblejë mbështetjen e tifozëve bardhezinj, duke dhënë gjithçka në fushë.

Për të “Zonja e Vjetër” është shumë e rëndësishme dhe ai refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite. Mesfushori francez vazhdon fazën e rikuperimit, por ai ka vendosur që të nisë stërvitjen me klubin torinez më herët se sa shokët e ekipit.

Pogba pritet në Kontinasa 10 ditë përpara se të nisë grumbullimi zyrtar. Francezi dëshiron të rikthehet menjëherë, të punojë për të qenë gati dhe të kompensojë kohën e humbur. Jo pushime, por shumë punë në Miami për të treguar se mund t’i japë ende shumë kauzës juventine dhe për këtë arsye, sirenat e tregut kaluan pa u vënë re.

Klan News

You may also like