Pochettino në tavolinë me drejtuesit e PSG, vendimi është marrë

by admin
Spread the love

Në Francë janë të sigurt, Mauricio Pochettino dhe PSG do të ndajnë rrugët edhe pas fitimit të titullit kampion në Ligue 1. Se sa i rëndësishëm është ky trofe u pa një ditë më parë, kur stadiumi i kryeqytetasve u zbraz shumë shpejt.

Eliminimi nga Champions League ka lënë shenjë dhe sipas Le Parisien, ditën e sotme ka pasur një takim të drejtuesve të PSG me trajnerin Pochettino dhe nga të dyja palët nuk ka ndonjë dëshirë të madhe për të vijuar bashkëpunimin.

Në këto kushte mbeten për t’u përcaktuar detajet për prishjen e kontratës dhe i njëjti burim shkruan se në llogaritë e Pochettino pritet të shkojnë 15 milionë euro për t’u mbyllur gjithçka mes palëve.

Sa i takon pasuesit të argjentinasit, Antonio Conte është i gatshëm të largohet nga Tottenham dhe të marrë drejtimin e PSG me një kontratë 2-vjeccare. Gjithsesi “Le Parisien” thekson se Zinedine Zidane është ende zgjedhja e parë.

Ish-trajneri i Real Madrid thuhet se më shumë synon të pasojë Deschamps në krye të Spanjës dhe Conte mund të kthehet në alternativën kryesore të PSG. Tashmë priten zhvillime të reja për të mësuar më shumë. / oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like