Pochettino kërkues: Lojtarët duhet të kuptojnë se luajnë me fanelën e Chelsea

by admin
Spread the love

“Blutë” e Chelsea arritën një fitore fantastike, mbrëmjen e së mërkurës, që sapo lamë pas, teksa në “Stamford Bridge” mposhtën me rezultain e ngushtë, 2 me 1 “Shqiponjat” e Premier League, pas golave Mudryk e Noni Madueke, në përballjen e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Pas ndeshjes, një koment të shkurtër mbi fitoren e djemve të tij, e bëri edhe “numri” 1” i pankinës së “Bluve”, Mauricio Pochettino, me teknikun argjentinas, i cili theksoi se lojtarët e tij duhet të kuptojnë se përfaqësojnë një klub elitar si Chelsea dhe se në Premier League duhet luftuar gjatë gjithë 90-minutëshit.

“Duhet ta kuptojmë se jemi Chelsea, një klub me histori të madhe. Këtu presioni për të fituar është maksimal, por lojtarët janë shumë të rinj. Duhet të kuptojnë realitetin e Premier League, këtu duhet luftuar shumë për të fituar ndeshjen dhe shpesh në këtë sezon na ka munguar agresiviteti. Do të jetë e vështirë për të ndërtuar vazhdimësinë e duhur sepse jemi në mesin e një procesi, megjithatë kjo skuadër ka kualitet.

Duhet shumë karakter dhe luftë, këto janë dy pikat kryesore në të cilën kërkojmë ta ndërtojmë skuadrën. Dua shumë t’i fitoj të gjitha ndeshjet dhe të jem në krye, por më duhet të tregohem realist.

Për mua e rëndësishme është të besojmë dhe të shtyjmë përpara, lojtarët duhet të kenë mentalitetin e duhur dhe nëse fitojmë ndeshje si kjo ndaj Crystal Palace atëherë me siguri që do të rritemi shumë edhe në aspektin e rezultateve”,- u shpreh Pochettino. /i.m /abcnews.al

You may also like