Po udhëtonte në relacionin Shkup – Beograd, Dogana e Maqedonisë konfiskon autobusin nga Serbia – Shqip

by admin
Spread the love

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar një autobus të një kompanie nga Serbia, që po udhëtonte në relacionin Shkup-Beograd.

Autobusi është ndaluar në pikën kufitare “Tabanoc”, ku është vërejtur hapësirë e posaçme, e bërë për fshehjen e gjësendeve.

“Inspektorët doganor në vendkalimin kufitar Tabanoc kanë kapur një autobus me hapësirë ​​të posaçme të projektuar, përshtatur dhe modifikuar, me qëllim fshehjen e mallit. Përkatësisht, më 09.08.2023, autobusi i një kompanie transportuese serbe, i cili kryen transport të rregullt të udhëtarëve në linjën Shkup – Beograd”, thonë mes tjerash nga Dogana.

You may also like