Po themelojmë një qendër të re urgjente interne, për 1 vit kemi bërë ndryshime pozitive në shëndetësi – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sot së bashku me Kryeshefen Financiare dhe anëtare të Bordit të Drejtorëve të Komercijalna banka SHA Shkup, Maja Stevkova Shterieva, dhe drejtorin e Klasterit të Ballkanit Perëndimor, Farmaci në “Alkaloid” SHA Shkup, Vladimir Indov, nënshkruan marrëveshje për themelimin e qendrës së re interniste urgjente të Klinikës Universitare për Toksikologji.

Në vijim ju përcjellim fjalimin e plotë të tij:

“Realizojmë edhe një premtim tjetër! Sot, me mbështetjen e kompanive përgjegjëse shoqërore Alkaloid dhe Komercijalna banka, nënshkruam marrëveshjen për themelimin e një qendre të re interniste urgjente në Klinikën Universitare për Toksikologji. Ky është një investim që e kam shpallur si një nga prioritetet tona dhe jam vërtet shumë krenar që fillojmë me realizimin e saj.

Qëllimi i kësaj qendre triazhi është të përfaqësojë kontaktin e parë me pacientët, ku është planifikuar të ofrohet kujdes shëndetësor emergjent. Këtu, pacientët që nga pranimi i tyre qëndronin 24 deri në 48 orë, pas së cilës, nëse ishte e nevojshme, shkonin në pavijonet e spitalit të njërës prej klinikave interne ose lëshoheshin në shtëpi.

Duke ndjekur standardet bashkëkohore për shërbime shëndetësore të larta dhe cilësore, do të kryhet rikonstruksioni i një hapësire prej rreth 750 m². Si pjesë e hapësirës do të ketë edhe një dhomë të veçantë për vëzhgimin e pacientëve – kujdes intensiv, si dhe kujdes gjysmë intensiv. Në ambientet e qendrës së urgjencës interniste do të ketë edhe tomografi kompjuterik, rëntgen, eko aparat, endoskopi.

Shpreh mirënjohjen time për kompanitë për kontributin e tyre në përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor dhe cilësinë e shërbimeve për pacientët tanë. Brenda një viti kemi bërë ndryshime pozitive në shëndetësinë publike, vazhdojmë edhe më tej të forcojmë sistemin shëndetësor me po të njëjtin intensitet”, thekson Mexhiti.

You may also like