Po tenton të ndajë një çift, më ka përfshirë në konfliktin me Luizin

by admin
Spread the love

Kiara Tito ka komentuar së fundmi zgjedhjen e bërë nga Olta Gixhari gjatë spektaklit të së shtunës, ku ajo vendosi që të dërgojë në nominim tre banorë, Luiz Ejllin, Kiarën dhe gazetarin Bledi Mane. Një zgjedhje shumë e fortë, teksa Kiara ka thënë se ajo e priste këtë gjë.

E ftuar në emisionin radiofonik ‘Big Brother VIP Radio‘, në studion e improvizuar nga Top Albania Radio në shtëpinë e Big Brother, Beati e pyeti Kiarën se si iu duk zgjedhja e Oltës. Moderatorja tha se aktorja po tenton të ndajë një çift për shkak të konfliktit që ajo ka me Luizin.

“E pritshme dhe logjike deri diku… e prisja se përveç faktit që e degjoj Oltën në shtëpi dhe ma ka thënë 2 ditë rresht që do më nominojë, nuk është gjë bukur, por mund të them që ka tentuar të ndajë një çift duke u bazuar në konfliktin e lojës që ajo ka me Luizin drejtpërdrejtë…

Më ka përfshirë dhe mua për konfliktin kundër Luizit… Olta në mendimin tim nuk ka bërë mirë,  nuk është gabim se është zgjedhja e saj, por nuk ka bërë mirë” – u shpreh Kiara Tito për zgjedhjen e bërë nga Olta Gixhari gjatë spektaklit të së shtunës.

You may also like