Po shkëlqen me Juven, Szczesny në top 5 portierët më të mirë të këtij shekulli

by admin
Spread the love

Nga paraqitjet katastrofike të fillim sezonit te ato heroike të javëve të fundit. Nëse Juventus nuk njeh humbje prej 16 ndeshjesh meritë të padiskutueshme ka portiere Wojciech Szczesny.

Gardiani polak I bardhezinjve ka bërë të harrohen gafat e ndeshjeve të para të sezonit në Serinë A si ajo ndaj Udineses apo Napolit që i kushtuan pikë shumë të rëndësishme bardhezinjve ndërsa tani po shfaqet më vendimtar se kurrë me pritjet fantastike të penalltive. Ndaj Sampdoria Szczesny ndali 11 metërshin e tretë sezon, pritje të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në sukseset e Juventus.

Ndaj Sampdorias polaku ndali Candrevan kur rezultati ishte 2-0 për Juventus ndërsa goli I mundshëm mund të kompromentonte rezultatin final në Luigi Ferraris. Portieri i Juventus ishte vendimtar edhe në fitoren 4-3 në Olimpico përballë Romës teksa i mohoi golin e barazimit Lorenzo Pellegrinit.

Në fazën e parë të sezonit, polaku ka qenë edhe njëherë I pakalueshëm përsëri ndaj Romës dhe konkretisht ndaj Veretout , kur Juventus fitonte 1-0 në Torino. Max Allegri ka arritur të kthejë portierin 31 vjeçar në formën e tij më të mirë ndërsa Szczesny me penalltitë e pritura këtë sezon e vendos veten në top 5 portierët më të mirë të shekullit të 21 sa i përket 11-metërshave.

Me 23 pritje Szczesny renditet pas Handanovic që mban vendin e parë me 38, Buffon, Diego Alves dhe Manuel Neuer. /oversport.tv

You may also like