“Po, jam gati”, Benitez dëshiron të marrë drejtimin e klubit anglez

by admin
Spread the love

Drejtuesit e Leeds United vazhdojnë të kërkojnë për një trajner. Klubi anglez shkarkoi Jesse Marsch më 6 shkurt për shkak të rezultateve negative.

Skuadra i është besuar për momentin Michael Skubala, i cili mbante postin e trajnerit të Leeds U21.

Shumë emra janë përfolur për stolin e klubit të Premier League. Në skenë ka dalë edhe Rafa Benitez, i cili është i interesuar për këtë detyrë.

Shtypi britanik shkruan se trajneri spanjoll intrigohet nga ideja për të marrë drejtimin e Leeds United.

Benitez ka drejtuar më parë në ishull skuadrat e Liverpoolit, Newcastle dhe Evertonit. Nga këta të fundit u largua në mesin e janarit.

Ndërkohë, një tjetër emër që pëlqehet shumë nga drejtuesit e Leeds United është Javi Gracia.

52-vjeçari spanjoll provoi një aventurë të Watford në Premier League në periudhën janar 2018-shtator 2019.


Top Channel

You may also like