Po flasim për të njëjtin vend? LSDM: Qytetarët e dinë se me Kovaçevskin janë të sigurt

by admin
Spread the love

LSDM është një parti e konsoliduar, e bashkuar që po i kthehet rrugëve të fitimit dhe qytetarët e kuptojnë këtë. Dëshmi për këtë është salla e mbushur me njerëz mbrëmë në Shtëpinë e Kulturës në Manastir, ku u mbajt e para e ciklit të tribunave “Të fortë dhe të vendosur drejt së ardhmes”, njoftoi mëngjesin e sotëm LSDM, transmeton InfoShqip.

Sipas partisë, qytetarët e dinë se me LSDM-në dhe Dimitar Kovaçevskin janë të sigurt edhe në kohë krize globale ekonomike dhe energjetike.

Kemi rritur pagën minimale në 18.000 denarë, dy herë i kemi rritur pensionet për gjithsej 10 për qind, janë miratuar dhe zbatuar dy pako të masave kundër krizës në vlerë prej mbi 750 milionë euro.

Gjatë krizës energjetike botërore janë vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet vendore për prodhimin e energjisë elektrike dhe Qeveria, veçanërisht kryeministri Kovacevski, përmes një marrëdhënieje partneriteti arrin të sigurojë energji të mjaftueshme nga vendet fqinje.

Progres i madh është bërë edhe në integrimin evropian, pas 17 vitesh shteti ka nisur negociatat për anëtarësim të plotë në BE“, thuhet në deklaratën e partisë në pushtet./InfoShqip.com

You may also like