“Po flasim”, Marotta komenton të ardhmen e Skriniar dhe afrimin e Milenkovic

by admin
Spread the love

Pasi ka humbur dy nga objektivat kryesorë të merkatos, Gleison Bremer dhe Paulo Dybala, Beppe Marotta nuk dëshiron të japë shumë komente për të rejat tek Interi. Ka qenë vetë drejtuesi zikaltër që përpara kamerave është treguar i rezervuar.

“Për Skriniar kam folur tashmë”, ishin fjalët që Beppe Marotta tha përpara mediave. Një fjali që ende lë hapësirë për interpretim nëse mbrojtësi sllovak do të qëndrojë në Milano apo do të largohet.

Nga ana tjetër edhe për Nikola Milenkovic Beppe Marotta është përgjigjur shumë shkurt. “Po flasim” ishte përgjigja që dha Marotta, ndërsa Interi vazhdon ende të jetë në kërkim të një mbrojtësi pasi sfumoi objektivi Bremer. /oversport.tv

You may also like