Po bën mrekullinë me skuadrën modeste, Liverpuli dhe Barcelona “përplasin brirët” për teknikun italian

by admin
Spread the love

Liverpuli dhe Barcelona duhet të nisin nga puna për të gjetur trajnerët për sezonin e ardhshëm, me Jurgen Klop dhe Çavi Hernandez që deklaruan se do të largoheshin nga klubet e tyre në fund të këtij sezoni.

Siç bën me dije gazetari i njohur sportiv, Nikolo Shira, të dy gjigandët e Europës kërkojnë shërbimet e Roberto De Zerbit.

Tekniku italian po bën mrekullinë me Brajtonin, duke dhënë paraqitje mjaft të mirë në Premier Ligë dhe duke luajtur në Ligën e Europës.

Kjo gjë ka ngritur prej kohësh interesin e gjigandëve për italianin, teksa si Liverpuli, ashtu edhe Barcelona janë të gatshme që të ulen dhe të bisedojnë me të.

PANORAMASPORT.AL

You may also like