Plotësohen ekipet në Champions League, Dinamo Zagreb, Rangers dhe Copenhagen shkojnë në grupe

by admin
Spread the love

Janë zbuluar edhe tre skuadrat e fundit që plotësojnë panoramën e plotë të ekipeve të kualifikuara për në grupet e Champions League. Kështu, Rangers, Copenhagen dhe Dinamo e Zagrebit kanë arritur të triumfojnë

Ekipi skocez i Rangers ia doli të kualifikohet në transfertë pasi i ka mjaftuar një fitore minimale 1-0 përballë PSV. Një gol i Antonio Colak mjaftuar për Rangers që të kualifikohet në fazën e grupeve, ndërsa sfida e parë në Skoci përfundoi në barazim pa gola.

Në barazim pa gola ka përfunduar edhe sfida midis Trabzonsporit përballë Copenhagen që pa këta të fundit të kualifikohen për fazën e grupeve të Champions League. Copenhagen menaxhoi mjaft mirë fitoren e ngushtë që kishte arritur në shtëpi me rezultatin 2-1.

Ekipi i fundit që është kualifikuar në fazën e grupeve të Champions League është Dinamo Zagreb që pati nevojën e kohës shtesë për të mposhtur norvegjezët e Bodo/Glimt. Ekipi kroat fitoi në kohën e rregullt 2-1 duke e çuar më pas në shtesë ndeshjen.

Në 30 minutat e shtuara ishte Dinamo Zagreb që tregoi më shumë vendosmëri për të fituar takimin dhe ia doli duke realizuar edhe dy gola të tjerë duke e mbyllur sfidën me rezultatin final 4-1. /oversport.tv

Foto: Rangers Football Club, Twitter

You may also like