Plori: Gabim i pafalshëm ai i Heric, goditemi shumë kur pësojmë gol

by admin
Spread the love

Vllaznia pësoi një tjetër humbje, këtë herë kundër Egnatias në Rrogozhinë. Trajneri Elvis Plori foli pas ndeshjes dhe e pranoi se mungesat patën një ndikim të madh në skuadrën kuqeblu.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por kishim edhe mungesa dhe ato ndikuan shumë. Loja kishte episode e veta, por mendoj se edhe humbja ndaj Tiranës i kishte ndikuar shumë lojtarët”, tha fillimisht trajneri shkodran.

Tashmë kampionati do të ndalet prej kombëtareve dhe Plori mendon se do të ketë ndikim pozitiv. “Normalisht që do ndikojë për mirë si nga ana psikologjike, por edhe sepse do mund të rikuperohen lojtarë që janë pjesë e rëndësishme e skuadrës”, shtoi Plori në Supersport.

“Kishte disa arsye pse nuk shkoi mirë, disa episode në lidhje me vendosjen, por edhe pjesa e golit të parë mbetet për t’u parë. Me këtë situatë që është skuadra, nëse kundërshtari kalon në avantazh, është një goditje e madhe.

Pjesa e dytë nisi mirë, por nuk ia fal gabimin Heric që na la me 10 lojtarë në fushën e lojës. Si nga ana psikologjike, ashtu edhe në pozicionim na ndikoi”, përfundoi Plori deklaratën e tij, pas humbjes me tre gola kundër Egnatias. / oversport.tv

You may also like