Platini dhe Blatter u shpallën të pafajshëm, FIFA heq dorë nga apelimi

by admin
Spread the love

FIFA, e vetmja pale civile në gjyqin e shkallës së parë në dëm të Michel Platini dhe Sepp Blatter, në çështjen për një pagesë të parregullt të 2 milionë frangave zvicerane, ka njoftuar se nuk ka ndërmend që të apelojë vendimin e dhënë ndaj dy ish-drejtuesve, që u shpallen të pafajshëm nga gjykata penale e Belinzonës në fillim të korrikut.

“Ia lemë për detyrë drejtësisë zviceranë për të ndjekur këtë rast”, ka sqaruar qeveria e futbollit botëror, pak para skadimit të afatit të apelimit, 20 ditë pasi ka marrë vendimin e zbardhur të gjykatës.

Nga ana e saj prokuroria e Zvicrës ka njoftuar se ka apeluar çështjen dhe Gjykatën e Apelit dhe ka kërkuar anulimin e plotë të gjykimit në shkallën e parë.

Platini dhe Blatter u shpallën të pafajshëm nga akuza e mashtrimit pak muaj më parë, me arsyetim se nuk kishte fakte për të konfirmuar akuzat. Prokuroria federale kishte kërkuar dënimin me 1 vit e 8 muaj burg. / Oversport.tv

You may also like