Plas keq sherri mes krahut të djathtë të Kryemadhit dhe Gjylametit

by admin
Spread the love

Komisioni për Reformën Zgjedhore ka nisur mbledhjen e parë me një debat mes anëtarëve Petrit Vasili dhe Blerina Gjylameti.

Kjo e fundit kërkoi që të tregohej kujdes për termat e përdorur, pasi nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se nga ky komision nuk duhet të bëhet tualeti i radhës politik.

Debati:

Gjylameti: Nëse këtu diskutojmë terma si tualeti ata që i përdorin duhet të gjejnë veten pjesë e kujt janë, unë se ndiej veten pjesë e këtij tualeti. Kur përdoren terma të tillë duhet kërkuar që ai që e përdor të tërhiqet nga ajo fjalë. Këtu nuk jemi në tryezë për të ndarë pushtetin, jemi për të adresuar problematika dhe rekomandime të OSBE për të pasur një porces zgjedhor të besueshëm.

Alibeaj: Ftesë e kam që anëtarët ta shohin me dashamirësi, që të paktën të mos krijohen keqkuptime të panevojshme për mbarëvajtjen e punës.

The post Plas keq sherri mes krahut të djathtë të Kryemadhit dhe Gjylametit appeared first on Lajme.al.

You may also like