Plas keq në Beograd – Shqip

by admin
Spread the love

Përleshjet shpërthyen jashtë bashkisë në Beograd mbrëmjen e kësaj të diele kur protestues opozitarë tentuan të hyjnë aty për ta pushtuar atë, me pretendimin se zgjedhjet për të janë vjedhur.

Incidentet nisën kur këshilltarët e koalicionit “Serbia kundër dhunës” deshën të hyjnë në bashki për t’iu drejtuar qytetarëve nga ballkoni.

Policia i zmbrapsi duke përdorur kimikate, gjë që tërboi protestuesit të cilët filluan të gjuanin me gurë, duke thyer xhamat e hyrjes dhe disa xhama të tjerë.

 

Policia shpejt u tërhoq brenda bashkisë, ndërsa protestuesit brohorisnin “hajdutë, hajdutë” dhe kërkuan një përsëritje të zgjedhjeve.

 

Partitë opozitare nuk pranojnë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, bashkiake dhe rajonale të së dielës së kaluar, duke denoncuar mashtrimin e pretenduar. Protestat po zhvillohen prej shtatë ditësh ndërsa dy liderë të opozitës janë në grevë urie. /tesheshi.com

 

You may also like