Plas debati në studion e “Dance Albania”, Melisa reagon ashpër ndaj aktores

by admin
Spread the love

Aktorja Arbnora Ademaj, konkurrente në spektaklin “Dance Albania” ka zbuluar se kë sheh si konkurrent të fortë dhe kush nga kasti i spektaklit nuk e meriton të jetë aty ku është. Sipas aktores, modelja Cindy Marina është konkurrente e fortë, ndërsa ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi, nuk meriton të shkojë në finale.

“Konkurrentin më të fortë unë e shoh Sindin dhe Dionin. Melisa deri tani nuk mendoj se nuk është në atë pozicion që e meriton të jetë. Duhet të ishte gjynah është dikush punon me muaj të tërë dhe më pas vjen dikush dhe shkon më tutje se ne që kemi punuar më shumë”- tha Arbnora.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Melisa Lleshi dhe i kërkuar aktores që të ja sqarojë se çfarë ka dashur që të thotë me deklaratën e saj. Arbnora tha se mendon që të shkojnë në finale konkurrentët që kanë qenë që nga fillimi i spektaklit dhe jo ato që i janë bashkuar më vonë, duke iu referuar Melisës.

Kjo ka sjellë reagimin e Melisës, e cila iu drejtua Arbnorës duke i thënë: “Unë akoma nuk jam eleminuar, dhe për kaq pak kohë që jam këtu, kam arritur goxha se punoj shumë siç punon ti dhe të gjithë këtu. Të paktën, unë nuk kam dalë nga dera dhe kam hyrë nga dritarja. S’ka gjë zemër, inati le të plasë, unë prapë këtu do të rri”.

You may also like