Plas debati në Kuvens, Spiropali shulmon Berishën: Je horr, të grabit sy për sy

by admin
Spread the love

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka sulmuar Sali Berishën në Kuvendin e sotëm, teksa i ka lexuar poezinë e Luan Myftiut “Monologu i Pendesës”.

Sipas Spiropalit, kjo poezi u shkruan prej tij më 2001, pasi vuajti dënimin në Burgun e Spaçit, dhe ishte për sojin më të ligë të komunistit, që është anti-komunist.

“Luan Myftiu, në moshë të vogël, komunistët i pushkatuan babain. E ëma e tij, nga tronditja, përfundoi në spital, duke lënë fëmijët të vetëm. Më vonë, atë e dënuan për propagandë. Kreu dënimin në Spaç dhe doli me ardhjen e demokracisë dhe u vendos në Tiranë. Më 2001 shkroi poezinë e tij emblematike, “Monologu i pendesës”, për sojin më të ligë të komunistit, që është anti-komunist.

Të besuam, të zgjodhëm, votuam për ty. Ti na rrahe, na shave, na ndave në dy. Ne u ngritëm të hiqnim nga zverku ty djall, ti na rrope, na dogje, ne dhe po na kall. Je pashpirt, hipokrit, pabesinë ke moral, sa dhe shokët mohon. Je mashtrues, se të mburr kur të bën fukara, ta lë fajin në derë, je pacipë, maskara. Je një horr, të grabit sy ndër sy dhe pa turp të bën qorr. Për kolltuk del nga varri lugat, që të jesh po ti Zot, s’le shenjtor pa mëkat”, tha ministrja mes të tjerash.

You may also like