Plani B për Ruandën! Kryeministri britanik habit me reagimet pas humbjes në gjykatë

by admin
Spread the love

Kryeministri britanik Rishi Sunak pas goditjes dhe “knockout’-i të marrë me unanimitet nga të pestë anëtarët e Gjykatës Supreme në Londër, për planin e qeverisë së tij për dërgimin e azilantëve të ardhur me gomone drejt Ruandës, në një mënyre që ka habitur analistet politikë, por edhe njohësit e ligjeve, duke paraqitur një plan me dy pjesë.

I pari parashikon vendosjen e marrëveshjes me Ruandën në një trakt që do të thotë në momentin kur azilantët do dërgohen në shtetin afrikan të Ruandës, 9 orë larg nga Londra me avion, ata do të qëndrojnë atje dhe nuk do dërgohen më, si deri në planin e tanishëm në vendet e origjinës.

Pjesa e dytë është ajo që mund të jetë edhe më e debatueshmja, pikërisht paraqitja në parlament e ligjeve emergjente. Kjo interpretohet si një plan i Sunak që ta deklarojë Ruandën, ndryshe nga Gjykata Supreme, si një vend të sigurt, ç’ka nuk do mund të sfidohej ligjërisht më pas nga gjykatat britanike, në bazë të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, dhe ligjeve të tjera ndërkombëtare. Faktikisht, kjo të nënkuptonte se gjykatat britanike do e pranonin këtë gjykim, pasi parlamenti është sovran. Edhe nëse një azilant do e çojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut, edhe pa marrë vendimin gjykata mund të lëshojë atë që quhet “rregulli 39”, që urdhëron bllokimin e fluturimeve. Qeveria britanike sërish mund të vendosë të procedojë duke shkelur Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Këtu pastaj ngrihet çështja a do doje Britania të dëbohet apo largohet nga kjo Konventë dhe te rreshtohet me Rusinë dhe Bjellrusinë, si vendi i tretë jashtë kësaj konvente.

Por problemi më i madh për Rishi Sunak dhe konservatorët në pushtet prej 13 vjetësh është se ata nuk kanë kohë fizike deri në zgjedhjet e ardhshme, me gjasë në janar të 2025-ës, për gjithë këto manovrime ligjore dhe politike dhe çështja e emigracionit do u qëndrojë siç duket si shpata e Damokleut mbi kokën e tyre në përballjen me elektoratin britanik, tashmë të lodhur nga qeverisja e tyre, duke i vendosur në sondazhet e opinionit publik 24 pikë pas laburistëve të opozitës.


Top Channel

You may also like