Planeti “merr frymë”, OKB: Ndotja e plastikës, reduktim 80% me riciklimin

by admin
Spread the love

OKB-ja sheh dritë në fund të tunelit kur vjen fjala tek ndotja nga plastika: Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, (UNEP) thotë se kjo lloj ndotje mund të reduktohet me 80 për qind deri në vitin 2040 nëse shtetet dhe kompanitë hartojnë politika dhe bëjnë ndryshime në tregje.

Për të arritur në atë pikë, OKB-ja ka thënë se duhet të punohet më shumë në ripërdorim, riciklim dhe riorientim të produkteve të plastikës. Kjo nënkupton se qeveritë duhet të promovojnë skema të riciklimit të produkteve të plastikës. Nëse riciklimi bëhet i qëndrueshëm dhe rentabël, ndotja me plastikë është e mundur vërtet që të ulet, thotë shefja ekzekutive e UNEP-it, Inger Andersen.

Mënyra sesi prodhojmë, përdorim dhe e hedhim plastikën, është duke ndotur ekosistemet, po krijon rreziqe për shëndetin e njeriut dhe po e destabilizon klimën, shprehet ajo. Raporti i kësaj agjencie, që flet për mënyrat e dhënies fund të përdorimit të plastikës, u publikua pas një raundi të dytë negociatash në Paris, ku është analizuar trendi global për të luftuar ndotjen me plastikë.

Sipas agjencisë, ndryshimi i politikave në përdorim të plastikës, mund të krijojë mbi 700.000 vende të punës deri më 2040, kryesisht në shtete me të hyra të vogla. Produktet e plastikës janë gjetur pothuajse në cdo cep të botës, përfshirë dhe Antarktikën.

Këtë vit shkencëtarët zbuluan për herë të parë tek zogjtë  sëmundjen e parë të shkaktuar nga plastika, plasticosis, e cila shkakton  inflamacion në aparatin tretës.


Top Channel

You may also like