Plagoset rëndë me thikë 36-vjeçari nga Tetova, dërgohet në Qendrën Klinike në Shkup

by admin
Spread the love

Mbrëmë në Tetovë konfliktë në mes dy meshkujve të moshës 36 dhe 37 vjeç ka kaluar në sulm fizik dhe plagosje me thikë. 36-vjeçari mbeti i plagosur rëndë, i cili pas ndihmës së dhënë në spitalin e Tetovës është dërguar në Klinikën e Shkupit.

“Më 27 janar rreth orës 21:45 minuta, në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 36 vjeçarin D.M. nga Tetova. Ai dyshohet se rreth orës 18:15 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë ka sulmuar fizikisht dhe ka lënduar me sende të mprehta 37-vjeçarin F.I., po ashtu nga Tetova. Plagosjes i ka paraprirë një debat verbal mes tyre dhe F.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës, ku është dërguar për ndihmë mjekësore, njoftojnë nga SPB Tetovë.
D.M. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.

MARKETING



You may also like