Plagosen dy vëllezër në pikën pagesore në Zhelinë

by admin
Spread the love




Mbrëmjen e djeshme në pikën pagesore në Zhelinë ka pasur gjuajtje me armë zjarri, ndërsa të plagosur, sipas informacioneve të policisë, kanë mbetur dy vëllezër.
“Më datë 04.03.2023, në SPB-Tetovë është raportuar se në ora 11:19 në pikën e pagesave në Zhelinë, J.A (40) nga Tetova, pas një debati të mëparshëm ka shtënë me armë zjarri në drejtim të A.K.(34) dhe vëllait të tij A.K. (32), gjatë së cilës të dy kanë pësuar lëndime. A.K. dhe A.K. janë transportuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup për ndihmë mjekësore”, kanë thënë nga MPB.
Nga atje shtojnë se janë duke i ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e rastit.


You may also like