Pjesa nga asteroidi “Bennu”, NASA zbulon se përmban ujë dhe karbon

by admin
Spread the love

Një mostër e mbledhur nga asteroidi 4.5 miliardë-vjeçar “Bennu” u zbulua se përmban ujë dhe karbon, të dyja materiale që do të çojnë NASA-n në zbulimin e mëtejshëm për gjenezën e formimit të planetit tonë.

“Molekulat e karbonit dhe të ujit janë pikërisht llojet e materialeve që ne donim të gjenim. Ato janë elemente thelbësore në formimin e planetit tone dhe do të na ndihmojnë të përcaktojmë origjinën e elementeve që mund të kenë çuar në formimin e jetës”, tha Bill Nelson-administrator i NASA-s

Zbulimi ofron akoma më shumë prova për teorinë se themelet e jetës në Tokë u mbollën nga hapësira e jashtme.

Misioni OSIRIS-REx mblodhi shkëmbinj dhe pluhur nga “Bennu” në vitin 2020 dhe një kapsulë që përmban ngarkesën e çmuar u kthye me sukses në Tokë pak më shumë se dy javë më parë.

Tashmë po vijon nga ana e tyre analizimi me detaje në një dhomë të specializuar në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s në Hjuston.

NASA zgjodhi Bennu, sepse mendojnë që asteroidë të ngjashëm mund të kenë dërguar blloqe ndërtimi organike në Tokë së bashku me ujë përmes përplasjeve miliarda vjet më parë.


Top Channel

You may also like