Pique shigjeton: Mourinho na “shkatërroi”, Casillas s’donte të më fliste

by admin
Spread the love

Gerard Pique i është rikthyer rivalitet të madh mes Barcelonës dhe Real Madrid gjatë kohës që dy skuadrat drejtoheshin nga Pep Guardiola dhe Jose Mourinho.

Qendërmbrojtësi i katalanasve ka “shigjetuar” teknikun portugez, në një intervistë të dhënë për “Skybet”. Pique deklaron:

“Më kujtohet që kur erdhi për herë të parë në Camp Nou ishte një goditje e rëndë për të. Sapo kishte fituar tripletën me Interin dhe iu desh të pajtohej me realitetin, pasi humbi 5-0.

Në konferencën për shtyp ai u bëri presion të gjithëve dhe kjo për Guardiolën ishte e tepërt, nuk kishte asnjë lidhje me futbollin. Në atë kohë ajo shkatërroi marrëdhëniet midis lojtarëve. Nëse shkonte te një futbollist për t’i thënë ‘dikush të urren’, ai e besonte.

Isha në kombëtare dhe doja të përshëndesja Casillas, por ai nuk donte të fliste me mua. Na u desh të uleshim lojtarët e Barcelonës dhe Realit për të rivendosur marrëdhëniet, që të ktheheshim në një grup të bashkuar për të fituar”. / oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like