Pipthat prej kartoni përmbajnë kimikate toksike që mund të jenë të dëmshme për shëndetin

by admin
Spread the love

Pipthat prej kartoni, të cilat po përhapen në të gjithë SHBA-në si një alternativë miqësore me mjedisin ndaj versioneve plastike, mund të përmbajnë “kimikate të përhershme” që janë të dëmshme si për njerëzit ashtu edhe për mjedisin, siç ka zbuluar një studim.

Studiuesit belgë testuan 39 kompani të ndryshme që prodhojnë piptha kartoni për kimikate sintetike të njohura si substanca poli dhe perfluoroalkil (PFAS). Studimi zbuloi se shumica e pipthave përmbanin ato kimikate, por ato ishin më të zakonshme në pipthat prej kartoni dhe bambuje. Kimikatet quhen si “të përhershme” pasi ato mund të qëndrojnë për mijëra vjet në mjedis. Kimikatet janë shoqëruar me probleme shëndetësore, duke përfshirë sëmundjen e tiroides, rritjen e kolesterolit, dëmtimin e mëlçisë dhe kancerin e veshkave dhe testikujve dhe mund të dëmtojnë gjithashtu mjedisin.

Nga markat e testuara, 90% e pipthave të kartonit përmbanin PFAS, krahasuar me 80% të pipthave prej bambuje, 75% të pipthave plastike dhe 40% të pipthave prej qelqi. Nga ana tjetër asnjë nga pipthat prej çeliku nuk përmbante këto kimikate.

Pipthat e krijuara nga materiale me bazë bimore, të tilla si letra dhe bambu, shpesh reklamohen si më të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin sesa ato të krijuara nga plastika,” tha studiuesi Dr Thimo Groffen, një shkencëtar mjedisor në Universitetin e Antwerp. “Megjithatë, prania e PFAS në këto piptha do të thotë që kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë.”

Nuk ishte e qartë nëse kimikatet janë shtuar nga prodhuesit apo kanë ndodhur për shkak të ndotjes nga toka dhe uji gjatë prodhimit. Studimi nuk shqyrtoi nëse pipthat mund të kontaminojnë lëngjet.

You may also like