Pioli pas barazimit me Salernitanan thotë se mund të shënonin katër gola

by admin
Spread the love

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 në udhëtim te Salernitana në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A.

Rossonerët në fakt ishin duke udhëhequr fillimisht me golin e Fikayo Tomorit, por vendasit e Salernitas përmbysën gjithçka, para se Luka Jovic të barazonte shifrat në minutën e fundit të ndeshjes.

Stefano Pioli ka thënë pas ndeshjes se skuadra e tij luajti mirë, derisa e cilëson si pozitiv barazimin në Salerno përkundër se kanë mbetur tetë pikë mbrapa Interit që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Ky barazim na lë keqardhje, si shumë herë këtë sezon. Nuk ishte e lehtë të dilnim nga ngërçi dhe ia dolëm, më pas bëmë gabime që nuk mund t’i përballojmë. Në fund rikuperuam dhe morëm një rezultat pozitiv, por kjo nuk është paraqitja që ne donim të bënim në fushë”, tha Pioli.

Tutje trajneri italian ka thënë se në këtë ndeshje mund të shënonin katër gola, por nuk ishte aspak i lehtë reagimi.

“Ne reaguam si një ekip i madh dhe mund të kishim shënuar katër gola, por na duhej diçka më shumë. Kur pëson një gol siç pranuam ne, nuk është e lehtë për askënd”.

“Gjëja pozitive për sonte ishte se nuk u dorëzuam deri në fund, por ne nuk duhet të kishim lejuar që Salernitana të rikthehej në lojë dhe të merrte epërsinë. Ne ende duhet të punojmë për t’u bërë një ekip i madh”, deklaroi Pioli.

Milani aktualisht zë vendin e tretë në Serie A me 33 pikë, katër më pak se Juventusi dhe tetë më pak se Interi ku të dyja skuadrat para Rossonerëve kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar dhe mund ta ngritin diferencën e pikëve.

You may also like