Pioli: Nuk kam kë fajësoj, vetëm diçka mund t’i them skuadrës!

by admin
Spread the love

Stefano Pioli, pas barazimit të Milanit kundër skuadrës së Bologna, për Sky Sport Italia deklaroi: “Nuk arritëm të gjenim shkëndijën, lojën e duhur. Bëmë 33 goditje, lojën e komanduam ne, por gjetëm një ekip që mbrohej mirë. Këtë herë luajtëm mirë pa top, kurse topin e humbëm shpesh. Paraqitja jonë ishte e duhura.

Ka pasur mungesë cilësie në 20 metrat e fundit dhe akuzat janë të drejta. Këtë periudhë po krijojmë shumë, por po finalizojmë pak. Nuk ishim shumë në presion. Nuk kam çfarë i them skuadrës, veçse të jemi më efektiv para portës”.

“I pres këto vështirësi dhe i pres për të gjitha skuadrat. Kjo fundjavë duhet të ishte në favor për ne, por e kemi ulur avantazhin në vend që ta rrisnim. Do të jetë një kampionati vështirë deri në fund. Me Torinon do të jetë e vështirë, por duhet të luftojmë deri në fund sepse e meritojmë. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”.

“Ne luajmë gjithmonë për të fituar. Kemi luajtur para tifozëve tanë që ishin fantastikë. Është një mundësi e humbur dhe do të përpiqemi të paraqitemi më mirë nga ndeshja e ardhshme. Sot duhet të kishim qenë më të kthjellët”.

“Për paraqitjen dhe dëshirën për të fituar nuk kam kë fajësoj. Është e vërtetë që kur mbyllen kundërshtarët, bëhet e vështirë. Gjithsesi të gjitha ndeshjet janë të komplikuara. Torino do të jetë një kundërshtar i vështirë, pasi luan hapur, bën presing dhe ka ndalur Interin dhe Juventusin”. / oversport.tv

You may also like