Pioli: Ndaj Atalantës duhet të risim nivelin, Rebic është i rëndësishëm për ne

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Milani e nis me një fitore spektakolare këtë edicion të Serie A duke mposhtur Udinesen me rezultatin 4-2. Pas sfidës tekniku Stefano Pioli është shprehur i kënaqur për performancën e ekipit, edhe pse e nis me një kritikë për atë gol të pësuar në fillimin e takimit.

“Pësuam sërish një gol që në fillimin e ndeshjes, duhet të fillojmë më mirë takimet. Më pas reaguam duke luajtur mirë për 30 minuta, por teknikisht mund të bëhmë shumë më mirë. Është normale që në këtë periudhë të ketë ende gjëra për të përmirësuar.”

REBIC- “Është i fortë. Është shumë e rëndësishme për ne që ai të jetë në formë si dy sezone më parë. Ka qasjen dhe dëshirën e duhur, pavarësisht golave, ai ka punuar shumë në lojën pa top.”

MBROJTJA- “Kemi pësuar dy gola. Duhet të punojmë shumë edhe përpara në mënyrë që të ndihmojmë mbrojtësit. Sot kemi bërë disa gabime dhe përballë Atalantës duhet të rrisim nivelin tonë.”

DE KETELAERE- “Me ka bërë përshtypje për mirë. Lexon mirë situatat edhe pse dukshëm nuk është në formën e tij maksimale. Nevojitet kohë për të përmirësuar lëvizjen me shokët, por nuk kam asnjë dyshim për kualitetin e tij. Le t’i japim kohë.” /oversport.tv

You may also like