Pioli: Ndaj anglezeve kemi statistika negative, por duhet të përqëndrohemi te sfida e radhës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Milani do të ndeshet ditën e nesërme me Cremonesen në kuadër të javës së 14-të të Serie A. Në prag të kësaj sfide ka dhënë konferencën për shtyp trajneri Stefano Pioli i cili tregoi përshtypjet e tij për takimin e radhës. Nuk mungoi nga tekniku kuqezi edhe një koment për shortin e Champions League ku Milani do të ndeshet me Tottenhamin në fazën e 1/8.

“Me Tottenhamin do të jenë dy ndeshje të vështira, përballë një kundërshtari të fortë dhe që trajnohet nga një teknik që e njoh mirë. Do të jetë një ndeshje e madhe, e ekuilibruar dhe që duam ta luajmë plot besim. Skuadrat që nuk mposhten nuk ekzistojnë. Milani ka statistika shumë negative kundër skuadrave angleze, por duam të japim më të mirën.

Megjithatë, ne duhet të përqëndrohemi te dy ndeshjet e radhës që kemi në kampionat për ta mbyllur në mënyrën më të mirë të duhur përpara ndalesës së Botërorit”.

SFIDA NDAJ CREMONESES- “Duhet të luajmë mirë. Nuk duhet të shpërqëndrohemi nga episodet, por të vazhdojhmë të luajmë ashtu si dimë. Cremonese do të jetë e motivuar. Kundërshtari do të jetë i vendosur, por edhe ne duhet të jemi po ashtu. Mungojnë vetëm dy sfida nga ndalesa e Kupës së Botës dhe ne duam ta mbyllim sa më lart të mundemi në tabelën e klasifikimit.”

REBIC DHE ORIGI- “Jemi duke luajtur shumë dhe shumë gjëra varen nga energjitë mentale dhe fizike. Kur kemi pasur katër sulmues në dispozicion i kemi alternuar për të mbajtur nivel të lartë.”

IBRA RIKUPEROHET PËR CHAMPIONSIN– “Rikuperimi i tij është duke ecur mirë dhe vlerësimet që kanë ardhur janë të kënaqshme. Megjithatë nga tani deri në shkurt mund të ndodhin shumë gjëra. Në Champions ka shumë rëndësi momenti si vjen. Ka ende shumë kohë deri atëherë dhe le të qëndrojmë të përqëndruar te dy sfidat e radhës.” /oversport.tv

You may also like