Pioli me deklaratë të madhe pas fitores ndaj Veronës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ndihet i lumtur me fitoren e klubit me rikthim rezultati ndaj Hellas Veronas, transmeton Insporti.

Pioli theksoi se futbollistët treguan karakter të shkëlqyeshëm.

“Ishte një luftë, është e vërtetë, ishte e komplikuar që nga fillimi, por djemtë treguan karakter të shkëlqyeshëm”, ka thënë fillimisht Pioli për Sky Sport Italia.

“Është e qartë se ne kishim nevojë të rritnim shpejtësinë dhe të përmirësoheshim, por unë pashë besimin te skuadra në pushim. Ishte një shfaqje e vërtetë e pjekurisë”.

“Ajo që na nevojitet është pjekuria dhe qëndrueshmëria. Nëse doni të synoni gjera të mëdha, duhet së pari të përqendroheni në gjërat e vogla, të merrni çdo detaj një nga një”.

“Kjo është dëshmia se klubi ka ndërtuar një skuadër të fortë, sepse edhe me kaq shumë mungesa, unë ende kam një skuadër konkurruese dhe shumë zgjedhje për të bërë me karakteristika të ndryshme”.

Rossonerët ishin duke humbur 2-0 në minutën e 24-të, por në pjesën e dytë përfunduan luftën për të fituar 3-2 me golat nga Olivier Giroud, një penallti nga Franck Kessie dhe një autogol nga Koray Gunter.

You may also like