Pioli: Ju tregoj tri skuadrat favorite

by admin
Spread the love

Milani përballë Rennes në Europa League, turne që kuqezinjtë nuk e kanë fituar kurrë më parë.

Dueli i parë i raundit të 1/16-ve, do të zhvillohet të enjtën në “San Siro” (21:00).

Ndeshje që do të transmetohet në SS2.

Trajneri i skuadrës italiane, Stefano Pioli theksoi në konferencën për shtypin se djemtë e tij janë përgatitur shumë mirë. Ndërkohë që zbuloi tri skuadrat favorite sipas mendimit të tij.

“Nuk ka skuadra të lehta në këtë nivel. Kemi patur shumë kohë për të studiuar Rennes. Janë një skuadër e talentuar, duhet të përballemi me ta me shumë vëmendje dhe kujdes.

Europa League është një kompeticion shumë i rëndësishëm. Sigurisht që është poshtë Championsit, por ka skuadra si Liverpool dhe Bayer Leverkusen.

Milani nuk e ka fituar kurrë Europa League, duam të jemi ambiciozë dhe ta fitojmë. Por, favoritët janë Liverpooli, Leverkuseni dhe Atalanta.

Gjithsesi, për ne është shumë e rëndësishme ta kalojmë Rennes. Kam parë 8 ndeshje të tyre, ndihmësit e mi edhe më shumë. Jemi përgatitur shumë mirë“, u shpreh Pioli.

You may also like