Pioli: Jemi gati, shoh të njëjtin shikim dhe dëshirë te lojtarët si një vit më parë

by admin
Spread the love

Serie A po ngroh motorët dhe po bëhet gati për një sezon të ri, që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në kanalet Oversport në platformën Tibo. Shfaqja do të hapet me sfidën Milan-Udinese dhe kampionët e Italisë duan që të nisin sa më mirë sezonin e ri.

“Ka një entuziazëm që duhet ta kultivojmë, kam parë të njëjtat shikime dhe të njëjtin shpirt si vitin e kaluar tek lojtarët. Kemi punuar mirë dhe jemi gati. Kam përshtypje shumë të mira nga ardhjet e reja, jemi të kompletuar për të qenë konkurrues. Merkato? Drejtuesit e klubit punojnë gjithmonë për të përmirësuar organikën”, ka thënë në konferencën për shtyp në prag të debutimit në kampionat trajneri i Milanit, Stefano Pioli.

Skuadra-“Në ndeshjet parapërgatitore Messias, Bennacer dhe Rebic kanë qenë lojtarët që kanë bërë paraqitje shumë të mira. Por tek të gjithë kam parë dëshirë dhe entuziazëm edhe në stërvitje. Udinese është një kundërshtar i vështirë. Ka ndryshuar trajner, por jo mënyrën si luan. Është skuadër fizike dhe e rrezikshme në goditjet standarde. Jemi përgatitur mirë, por duhet të tregojmë në fushë se duam ta nisim mirë”.

Milani favorit?- “Nuk na shqetësojnë ato që fliten jashtë Milanellos. Ne duam që të jemi konkurrues dhe të fitojmë sa më shumë ndeshje në të gjitha kompeticionet që do të marrim pjesë këtë sezon”.

Kundërshtarët për titullin – “Do të jetë një sezon i veçantë për shkak të Kupës së Botës, që do të luhet në dimër. Kemi nevojë për të gjithë lojtarët në dispozicion. Në tre muajt e parë luhet shumë si në kampionat edhe në Champions. Duhet ta nisim mirë. Do të jetë një kampionat i ekuilibruar dhe do të jetë e vështirë të marrim më shumë pikë se sezonin e kaluar. 7 skuadrat e para janë të gjitha të forta dhe kanë rritur cilësinë e tyre. Janë rritur edhe skuadrat e mesit të renditjes. Do të jetë një kampionat me rivalitet dhe do të jetë një garë e bukur”.

Merkato– “I kemi idetë e qarta për organikën tonë. Skuadra është e kompletuar. Por është e qartë që merkatoja mund të na japë zgjidhje që deri tani nuk i kemi vlerësuar. Drejtuesit janë të gatshëm që të përfitojnë nga situata për të përmirësuar skuadrën”. / Oversport.tv

You may also like