Pioli: Djemve u tregova një video të Kobe Bryant! Jam krenar për diçka

by admin
Spread the love

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, pas fitores me Atalantën që i afron kuqezinjtë me titullin kampion, foli për DAZN: “Duhet t’i përshëndes tifozët, ishte ndeshja e fundit. Është një vit emocionues. Puna nuk ka mbaruar ende, është edhe një javë ku duhet të punojmë shumë dhe të jemi të qetë.

Jam i kënaqur me paraqitjen e bërë, pasi luanim ndaj një skuadre të fortë. Në prapavijë lejuam pak raste. Provuam shumë gjëra për të gjetur zgjidhjen e duhur në sulm. Kjo fitore është një tjetër shpërblim i madh për djemtë”.

“Ndeshje e mëparshme na kanë mësuar se duhet ta kesh në kokë që kemi cilësitë për të fituar ndeshjen. Fitoret e fundit na kanë dhënë edhe më shumë besim. Kemi ende defekte, por gjithmonë përpiqemi të lartësojmë cilësitë tona”.

“Ditët e fundit? Po jetoj një javë normale në Milanello, pasi i shoh djemtë të qetë dhe duke punuar në mënyrën e duhur. Unë i shoh djemtë të përqendruar dhe të sigurt. Tifozët na dhanë një shtysë të madhe.

U kam treguar djemve një intervistë të Kobe Bryant, ku ai thoshte se pavarësisht se kishin fituar dy ndeshje në play-off në NBA, asgjë nuk kishte përfunduar. E njëjta gjë vlen edhe për ne. Kemi bërë shumë, por nuk e kemi kompletuar. Duhet përqendrim, vendosmëri dhe qetësi”.

“Loja e Milanit? Është gjëja që më bën më shumë krenar. Djemtë kanë qenë gjithmonë të gatshëm. U kemi dhënë mënyrë të tjera loje, u kërkuam parime të reja dhe u duhej kohë. Mund t’i pyes këta futbollistë për çdo gjë. Atyre u pëlqen t’i përgatisin ndeshjet dhe në këtë mënyrë rrisin edhe cilësitë tona. Tani na mbetet edhe një javë punë, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”. / oversport.tv

You may also like