Pioli: Bëmë gabime foshnjarake. Titulli? Më pyesni, por nuk besoni tek Milani

by admin
Spread the love

Stefano Pioli e shpreh qartë zhgënjimin pas barazimit 2-2 në transfertë përballë Salernitanës, që mund ti kushtojë Milanit vendin e parë në renditjen e Serie A:

“Jemi të zhgënjyer sepse nuk zhvilluam ndeshjen tonë më të mirë. Bëmë gabime foshnjarake që i paguam me një çmim të shtrenjtë. Nuk luajtëm mirë nga ana teknike. Unë dhe djemtë jemi të zhgënjyer dhe është e drejtë të jemi, sepse nuk luajtëm si Milani.

Bëmë gabime që zakonisht nuk i bëjmë. Ishte një ndeshje e komplikuar, që të paktën e barazuam. Duhet të paraqitemi më mirë”, ka thënë trajneri i Milanit pas ndeshjes.

“Gabimi kryesor lidhet me faktin që nuk ditëm të menaxhonim avantazhin e shpejtë. Titulli? Mbi ne ka një atmosferë të çuditshme: nuk ka asnjë nga ju (gazetarët) që beson se Milani mund të fitojë kampionatin, por sërish vazhdoni të më bëni këtë pyetje.

Ne punojmë që të bëjmë sa më shumë pikë. Është e sigurtë që është një kampionat shumë i ekuilibruar”, ka thënë Pioli për “Dazn”. / Oversport.tv

You may also like