Pikëlluese/ Sulmuesi ukrainas i West Ham shënon gol dhe shpërthen në lot gjatë festës

by admin
Spread the love

Sulmuesi i West Ham Unitedit, Andriy Yarmolenko, shpërtheu në lot pas golit të shënuar sot ndaj Aston Villas.

Yarmolenkos i ishte dhënë leje pas fillimit të sulmeve ruse ndaj Ukrainës, derisa sulmuesi u kthye sot për herë të parë për të luajtur që nga mesi i shkurtit.

Ai zëvendësoi Michail Antonion në minutën e 51-të dhe mori një ovacion nga 60,000 tifozët e pranishëm.

32-vjeçari la gjurmë në këtë ndeshje 19 minuta më vonë, pasi shënoi golin e parë për “Çekanët”.

Shokët e skuadrës së ukrainasit shkuan drejt tij për festë, por ai nuk mund të bënte gjë tjetër veçse u rrëzua në gjunjë me kokën në duar.

Më pas, spikeri i stadiumit të West Hamit njoftoi se goli ishte “për West Hamin dhe Ukrainën”, derisa të gjithë në stadium duartrokitën.

Yarmolenko pastaj filloi të qetësohej dhe fshiu lotët pasi dëgjoi gëzimin e tifozëve vendas për të.

Ndryshe, West Ham United e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 2:1. 

You may also like