Pikante/ Icardi ka një kërkesë të çuditshme për Wanda Naran

by admin
Spread the love

Telenovela mes Wanda Nara-s dhe Mauro Icardi-t vazhdon të mahnisë fansat që i kanë bërë disa pyetje të “parehatshme” gruas-menaxhere të sulmuesit të PSG edhe në Instagram.

Ajo është përgjigjur pa probleme, duke zbuluar edhe një kërkesë që duket se i ka bërë Maurito për Vitin e Ri dhe arsyen pse ajo e ka falur pas historisë me  China Suarez.

“Nëse tradhtia nuk ndodh, nuk ekziston dhe nëse ta thonë është sepse ka patur një pendim. Besoj te falja dhe pendimi. Urrej krenarinë, gënjeshtrat dhe zilinë. Nuk duhet shkatërruar një familje për këto gjëra”, ka thënë Wanda.

Ëanda ka zbuluar edhe se bashkëshorti i ka bërë një kërkesë shumë të veçanët natën e Vitit të Ri.

“A e doni fëmijën e gjashtë?”, e ka pyetur një fans zonjën Icardi.

“Në fillimin e vitit të kaluar e kishim planifikuar. Më 1 janar Mauro më ka surprizuar me një kërkesë speciale. Të shohim. Unë do të doja një djalë, ai një vajzë tjetër”, ka shtuar.

You may also like