PHENIAN – Koreja e Veriut paralajmëron sulm bërthamor nëse provokohet me armë bërthamore

by admin
Spread the love



PHENIAN, 21 dhjetor /ATSH-AA/ – Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka kërcënuar sërish se vendi i tij nuk do të hezitojë të nisë sulm bërthamor nëse armiku e provokon atë me armë bërthamore.

Kim vizitoi ushtarët e Kompanisë së Dytë të Flamurit të Kuq, të cilët morën pjesë në lëshimin e raketës balistike ndërkontinentale Hwasongpho-18 (ICBM) të hënën, njoftoi Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve.

Ai e quajti lëshimin e suksesshëm të ICBM një mesazh të qartë kundërmasash sulmuese dhe u tha ushtarëve se lëshimi është një shembull i mirë i evolucionit të strategjisë bërthamore të vendit dhe doktrinës së Koresë së Veriut që nuk heziton të kryejë sulm bërthamor nëse armiku e provokon me armë bërthamore.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut tha se lëshimi i ICBM “tronditi” SHBA-në, duke fajësuar Washingtonin për tensionet aktuale në rajon.

Ndërkohë, diplomatë të lartë nga SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia dënuan Korenë e Veriut për lëshimet e përsëritura të raketave këtë javë dhe i bënë thirrje Phenianit të ndalojë provokimet e mëtejshme.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakGjermania, pajisje me vlerë 30 mijë euro për Drejtorinë e Policisë së Tiranës


You may also like