PHENIAN – Kim: Raketa ndërkontinentale paralajmërim për SHBA-në

by admin
Spread the love



PHENIAN, 19 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Lëshimi i raketës ICBM me lëndë djegëse të ngurtë, ”Hwasong-18” tregon se çfarë opsioni do të ndërmerrte Koreja e Veriut nëse Uashingtoni do të merrte një vendim të gabuar, paralajmëroi lideri Kim Jong Un, pas suksesit të operacionit që lejoi një tjetër testim evolutiv të armëve të Phenianit.

”Nisja u krye për të dhënë edhe një paralajmërim të fuqishëm duke pasur parasysh situatën e rëndë, flagrante dhe të rrezikshme ndodhen forcat koreano-veriore”, sipas agjencisë KCNA.

Raketa ka përshkuar distancën e 1 002 kilometrave në kohën prej 4 415 sekondash në lartësinë 6 518 kilometra para se të godiste saktësisht në Detin e Japonisë.

Ekspertët kanë llogaritur se në vijim të një trajektore normale, transportuesi do të kishte fluturuar për më shumë se 15 000 kilometra, të mjaftueshme për të goditur çdo pjesë të SHBA-së.

”Ky ishte një demonstrim praktik në kushte reale dhe në besueshmërinë e aftësive të frikshme të sulmit dhe të frenimit absolut të luftës bërthamore në pronësi të forcave të armatosura të Koresë së Veriut”, shtoi KCNA./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMarrëveshje për forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike me Francën


You may also like