Pezullohet thirrja për subvencione për linja të reja ajrore – Shqip

by admin
Spread the love

Është pezulluar thirrja për subvencionimin e fluturimeve   nga dy aeroportet në shtet dhe do të shpallet një thirrje e re. Komisioni për vlerësimin e ofertave  që në thirrje i dorëzuan linjat ajrore “Wizz Air”, “Lufthansa” dhe “Aegean Airlines” ka konstatuar se nuk e kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë të parashikuar dhe e ka pezulluar thirrjen.

“Nga ana e Komisionit të përbërë nga anëtarë të disa institucioneve shtetërore është vlerësuar ofertat e dorëzuara dhe në këtë rast Komisioni ka konstatuar se kompanitë ajrore nuk e kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë të parashikuar në kushtet e thirrjes publike. Sipas kësaj, Komisioni ka marrë vendim për pezullimin e thirrjes publike”, bëri të ditur pasdite  Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Nga atje presin që sa më shpejt Komisioni të shpallë një thirrje të re publike për mbështetje financiare për linjat e reja ajrore për periudhën e vitit  2023-2025.

Paralajmërojnë  se thirrja publike do të shpallet në përputhje me politikat e kushteve të drejta dhe konkurruese në përputhje me rregulloren e Bashkimit Evropian. “Qëllimi është që të nxitet dhe zhvillohet komunikacioni ajror në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të mundësohet që një numër më i madh të destinacioneve për qytetarët”, qëndron në kumtesë.

Ministria dikasteriale potencon se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, fuqishëm është  e përkushtuar në realizimin e përcaktimit programor për zhvillimin e komunikacionit ajror.

>

“Qëllimi ynë është t’i shfrytëzojmë kapacitetet  që i ofron Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti i Ohrit “Shën Apostol Pavle” dhe të mundësojmë shërbime cilësore me një spektër më të gjerë të destinacioneve për qytetarët përmes çmimeve konkurruese të biletave ajrore”, theksojnë nga Ministria e Transportit.

Me thirrjen e pezulluar, e cila zgjati nga 20 dhjetori i vitit të kaluar deri më 26 janar të këtij viti, për dallim nga ato të mëparshmet, mundeshin të zgjidhen më shumë linja ajrore  që do të marrin subvencione për linjat e reja ajrore. Ishte paraparë të ndahet subvencion prej shtatë euro në denarë në kundërlerë të denarit për pasagjer në nisje të transportuar nga Aeroporti Ndërkombëtar “Shkup” dhe 4,5 euro në kundërvlerë të denarit  për pasagjer që niset nga aeroporti “Shën Apostol Pali” – Ohër.

Për këtë vit janë planifikuar 1.1 milionë euro për mbështetje financiare për linjat e reja ajrore.

Më 1 mars të vitit të kaluar përfundoi marrëveshja e fundit nga tre marrëveshjet për fluturime të subvencionuara me kompaninë ajrore hungareze me buxhet të ulët “Wizz Air”.

TI RAPORTON!

You may also like