Petrit Vasili bën llogarinë: Një frigorifer harxhon 144 kw, bolieri për dy orë harxhon 240, edhe me 1 orë sobën kalon fasha 700 kilovat

by admin
Spread the love

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Petrit Vasili bëri një llogari të konsumit të energjisë nga disa pajisje esenciale në shtëpi, si lavatriçja, soba apo televizori, e që sipas tij e kalojnë lejtësisht konsumin e 700 kilovatëve. Petrit Vasili thotë se fasha e konsumatorëve që do të preken nga rritja e çmimit për shkak se harxhojnë më tepër se 700 kë energji elektrike, është më e madhe nga sa pretendon qeveria.

Pjesë nga fjala e Vasilit në Kuvend:

“Na thuhet që gjithçka bëhet për ta mbajtur nën kontroll dhe nuk rrisim çmimet. Dëgjuam se këta shpërdorues të energjisë elektrike që harxhojnë mbi 700 kilovat, do paguajnë më shumë.

Është një shtresë shumë e gjerë që ka konsumin mbi 700 kilovat. T’ua shpjegojmë shqiptarëve.

Një frigorifer që punon gjithë ditën harxhon 144 kë, një bolier që punon dy orë në ditë harxhon 240 kw, një televizior që punon 6 orë harxhon 25 kw, lavatriçja një orë në ditë 45, soba vetëm një orë 90 kw, katër llampa 6 orë në ditë harxhon 43 kw, një kondicioner për 4 orë bëjnë 115 kw, të gjitha këto bëjnë 702 kw. Po ku jemi? Jemi që i themi shqiptarëve nuk mund të përdorni stufën më shumë se një orë në ditë se pastaj jeni të pasur, paguani dy apo tre fishin. Këto janë tragjikomike.” tha ai.

You may also like