Petkoviq i reagon Kurtit: Mos u shqetëso për serbët, ata e kanë presidentin e tyre, Vuçiq

by admin
Spread the love

Kryenegociatori i palës serbe, në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili i uroi besimtarët ortodoksë për Pashkë duke i siguruar se do kujdesen për ta.

Ndaj, Petkoviq i ka thënë Kurtit, të mos shqetësohet për serbët meqë sipas tij, ata e kanë presidentin e tyre, duke iu referuar atij serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton klankosova.tv,

”Vetem ju Albin Kurti mos u shqetësoni për serbët”, shkroi Petkoviq, duke përmendur “sulmet etnike”, që ai propagandon se po kryhen ndaj serbëve.

”Serbët kanë presidentin e tyre, Vuçiqin, i cili kujdeset për ta dhe i ndihmon!”, thotë Petkoviq në twitter.

You may also like