Peticioni kundër ambasadores Yuri Kim, Baton Haxhiu përplaset me Bushatin

by admin
Spread the love

Analisti, Baton Haxhiu u përplas mbrëmjen e djeshëm ne Andi Bushati në lidhje me peticionin që ka nisur kundër ambasadores Yuri Kim, pas të cilit thuhet se fshihet Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Haxhiu e konsideroi këtë peticion si ‘përtaci demokratike. Sipas tij ky veprim është ‘radikal’, ndërsa shtoi se politikat e SHBA nuk bazohen tek individë të caktuar që i përfaqësojnë por kanë vazhdimësi.

Ndërsa për analistin Andi Bushatim është e papranueshme që ambasadorja amerikane të ndërhyjë në vendimet e gjykatave shqiptare.

Bushati iu referua ndërhyrjes për çështjen e PD, por edhe në rastin e bizneseve amerikane që operojnë në Shqipëri.

Ai i cilësoi këto ndërhyrje si ‘akte skandaloze’ dhe shtoi se në demokraci asnjë ambasador nuk mund të marrë vendime gjyqësore dhe vendosë kryetarë të partive.

You may also like