Pete Davidson e quan Kim të dashurën e tij për herë të parë publikisht

by admin
Spread the love

Pete Davidson e ka quajtur për herë të parë publikisht Kim Kardashian “të dashurën e tij”. Kur u pyet nëse fama e tij e shtuar kishte çuar në një mënyrë jetese më argëtuese, Davidson thjesht u përgjigj: “Nëse jam jashtë, ose rri me miqtë e mi ose qetësohem me të dashurën time. Kështu që nuk bëj shumë”.

Kjo është hera e parë që ai ose Kardashian kanë adresuar publikisht statusin e marrëdhënies së tyre. Themeluesja e Skims, 41 vjeçe, dhe ylli i “Saturday Night Live”, 28 vjeç, ndezën thashethemet për romancë pasi Kardashian ishte e ftuar në “SNL” dhe ndau një puthje në ekran në muajin tetor të vitit të kaluar. Disa javë më vonë, të dy dolën publikisht duke mbajtur duart e njëri-tjetrit./revistawho.com

You may also like