Petar Bogojeski: Tregojini Afrim Gashit se Maqedonia nuk është Serbi!

by admin
Spread the love

Kryetari i partisë Koncepti Maqedonas, Petar Bogojeski, ka reaguar në lidhje me propozimin e Alternativës, që në Maqedoninë e Veriut të formohet “Asociacioni i Komunave me Shumicë Shqiptare”.

Ai në rrjetin social facebook ka shkruar: Tregojini Afrim Gashit se Maqedonia nuk është Serbi!

Kujtojmë se ideja e Alternativës është bërë publike nga Sekretari i Përgjithshëm , Zeqirija Ibrahimi i cili, ka shkruar se propozimi i tyre mund të jetë një kauzë i cili mund t’i bashkojë të gjitha partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Ta fillojmë që sot nismën “Asociacioni i Komunave më Shumicë Shqiptare në Maqedoninë e Veriut!” Reciprocitet i bukur dhe, njëherazi, europian, apo?!

“Mbase kështu arrijmë edhe te tema e reciprocitetit gjuhësor mes shqipes në Maqedoninë e Veriut dhe serbishtes në Kosovë”, qëndron në një pjesë të postimit të Ibrahimit.

You may also like