Pësuan aksident me autobus, vajza 8-vjeçare dhe tre të tjerë humbin jetën nga pickimi i bletëve

by admin
Spread the love

Një vajzë tetëvjeçare ishte në mesin e katër personave që u pickuan për vdekje nga një tufë e madhe bletësh, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas në një luginë.

Më shumë se 40 persona ishin në autobus, kur ai u përplas të hënën në zonën San Sebastian De Yali të Nikaraguas, në Amerikën Qendrore.

Ata i mbijetuan përplasjes, por katër persona, përfshirë vajzën e vogël, u pickuan vazhdimisht nga bletët disa çaste më vonë.

Personat që humbën jetë nga picikimi i bletëve janë Eneyda Torrez Zelaya, 47 vjeç, vajza e saj tetë vjeçare Andrea Carolina Garcia Torrez, Dilcia Flores Amparo, 32 vjeç dhe 34-vjeçari Santos Arnulfo Calderon Castellon.

Fotografia e një prej viktimave tregon, trupin e tij të mbuluar me mijëra pickime të kuqe të ndezura, raporton Daily Star.

Besohet se shoferi kishte humbur kontrollin e automjetit për shkak të një dështimi mekanik, ndërsa autobusi udhëtonte drejt La Rikës, një fshat rural në malet në veriperëndim të vendit.

Autobusi goditi kosheret dhe përfundoi në një plantacion kafeje.

Të 45 pasagjerët thuhet se i mbijetuan përplasjes fillestare, pohojnë mediat lokale. Mjekët i dërguan pasagjerët në spital, megjithëse autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar natyrën dhe ashpërsinë e plagëve të tyre.


Top Channel

You may also like