Pësoi një dëmtim të lehtë, MLS tregon nëse Mesi do të jetë me Argjentinën në miqësoret e marsit

by admin
Spread the love

Lionel Mesi nuk do të marrë pjesë në turneun e shkurtër të Argjentinës në SHBA për shkak të një dëmtimi të lehtë. Kështu ka bërë të ditur MLS, Liga e kampionatit ku luan kampioni argjentinas.

Në pritje të thirrjeve të trajnerit Skaloni, MLS ka publikuar listën e lojtarëve të kampionatit amerikan të përfshirë me kombëtaret e tyre përkatëse dhe tek Inter Majemi sulmuesi nuk shfaqet.

Shkaku është një dëmtim i lehtë i muskujve të këmbës së djathtë. Argjentinën e pret dy ndeshje: të premten më 22 në Filadelfia kundër El Salvadorit dhe të martën më 26 në Los Anxheles kundër Kosta Rikës.

PANORAMASPORT.AL

You may also like