Pesë vjet nga referendumi për Marrëveshjen me Greqinë

by admin
Spread the love

Para pesë viteve më 30 shtator në vend u mbajt referendum, ku votohej për Marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Më 30 shtator të vitit 2018, nga gjithsej 1.806.336 qytetarë, në referendum kanë dalë 666.743, prej të cilëve 609.813 kanë votuar “për”, 37.700 votuan “kundër”, ndërsa 19,230 fletvotime janë shpallur të pavlefshme. Vendimi i referendumit nuk u miratua, për shkak se nuk votuan më shumë se gjysma e qytetarëve të regjistruar në listën zgjedhore.

Pyetja në referendum ishte: “Nëse jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëvehsjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.

Marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë u nënshkrua më 12 qershor të vitit 2018 për ndryshimin e emrit të shtetit në “Maqedonia e Veriut” dhe zgjidhjes së kontestit shumëdekadësh me emrin. Emri i vendit u ndryshua me votim të dy të tretave nga deputetët në Parlament

MARKETING



You may also like