Pesë gola të realizuar që prej dhjetorit, Luka Joviç është lojtari i Serisë A që ka…

by admin
Spread the love

Luka Joviç është sulmuesi më në formë i Serisë A! Që prej muajit dhjetor serbi ka arritur të realizojë plot 5 gola, duke përfshirë këtu edhe dopietën e realizuar mbrëmjen e sotme ndaj Kaljarit në Kupën e Italisë. Më herët Joviç shënoi ndaj Frozinones, Atalantës dhe Salernitanës në kampionat.  

Me këtë formë, 26-vjeçari pritet të shndërrohet në një protagonist te kuqezinjtë, teksa kërkon një fanellë titullari në duelin me Zhiru.  

PANORAMASPORT.AL

You may also like